Në zbatim të ligjit Antimafia, SPAK i ka sekuestruar pasurinë ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj. Në total janë 7 pasuri që janë sekuestruar.
Ish-gjyqtarit Guxim Zenelajt i është sekuestruar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin. Guxim Zenelajt i janë sekuestruar 1000 metra tokë në Porto Palermo dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin.
Guxim Zenelaj dha dorëheqjen nga drejtësia verën e vitit 2017 sapo i përfundoi mandati në Gjykatën e Lartë duke iu shmangur vettingut.
/Priza.al/