U dorëhoq nga politika, `krahu tij i djathtë` merr pjesë në Asamblenë e PS! Gramoz Ruçi i qeshur mes socialistëve

Ka nisur Asambleja e PS në Pallatin e Kongreseve. Kjo mbledhje merr një rëndësi të veçantë pasi kryesocialisi Rama i cili fitoi mandatin e tretë qeverisës pritet të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Kreu i Kuvendit ende në detyrë, Gramoz Ruçi, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, edhe pse pak kohë më parë dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet, duke u larguar nga jeta politike.

Vetwm 1 javë më parë Kryeministri gjatë mbledhjes së deputetëve të rinjë e të vjetër, e hapi fjalimin e tij duke theksuar se ai dhe  Ruçi do të vijojnë të jenë një skuadër dhe se ky i fundit do të jetë gjithnjë krahu i tij i djathtë dhe i pazëvendësueshëm me asnjë.

Siç shihet në fotot që sjell LSA, Ruçi shfaqet i qeshur mes socialistëve.

Deri tani ai ka konfirmuar se pjesë e kabinetit do të jetë Elisa Spiropali, ndërsa ka kritikuar punën e bërë nga Ministria e Turizmit kundrejt menaxhimit të mbetjeve urbane përgjatë sezonit turistik si dhe ministria e Arsimit që sipas Ramës, nuk kanë plotëuar pritshmëritë duke vënë në pikëpyetje fatin e ministrave përkatës në qeveri.

Nga ana tjetër Rama në mbledhjen e fundit që zhvilloi me ministrat vlerësoi në mënyrë të veçantë ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë si dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, të cilat me shumë gjasa pritet të rikonfirmohen në kabinetin e ri. Të njëjtën detyrë Rama tha se do të mbajë edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Në mandatin e tretë qeverisës, Edi Rama tha se PS tashmë do të punojë për çuar para reformat që janë nisur dhe do të fillojë punën që të fitojë zgjedhjet vendore të 2023 dhe parlamentaret e 2025.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *