Talo Çela ka qenë në një lokal, buzë rrugës Elbasan-Përrenjas në momentin kur iu bë atentat Nuredin Dumanit.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, që tashmë janë në duart e policisë, rezulton se i shumëkërkuari rreth orës 17:35, kohë kur u sulmua me armë Dumani në Papër, ishte nën shoqërinë e dy personave të tjerë, në një lokal në fshatin Xhyrë.
Pas atentatit në Papër, ku Dumani mbeti i plagosur, policia dyshoi se autori mund të ishte Talo Çela me grupin e tij, që gjithashtu është i shumëkërkuar.