Vanesa Sadikaj, motra e Aleksandër Sadikaj ka reaguar për herë të parë ndaj të gjitha spekulimeve që janë bërë për atentatin në rrugën Sauk -Teg.
Vanesa pohon se vëllai i saj nuk ishte pasur asnjë konlfikt me persona të tjerë dhe se nuk ruhej nga askush.
Sakaq i ka konsideruar gënjeshtra lajmet mbi kundërshtimin e forcave të policisë, duke thënë se ai thjesht nuk kishte pranuar të mbyllte lokalin familjar mbrëmjen e ditëlindjes.
“Nuk e kam pasur dijeninë për këtë por di që ajo gjë nuk ishte se ruhej nga diçka sepse po të ruhej nga diçka nuk do bënte një jetë kaq të mirë. I kemi mundësitë familjarisht që ta dërgonim jashtë dhe ta mbronim. Vëllai im ka pasur ditëlindjen në 29 maj ku po mbahej një festë në lokalin tonë në Tiranë. Policia ka ardhur të kërkojë që lokali të mbyllej sepse ishte mesnatë. Vëllai im thjesht nuk ka pranuar që të përfundonte festa, por nuk ka pasur diçka të tillë siç e bëjnë mediat”, tha ajo.