U ekzekutua në Gjermani, publikohet fotoja e biznesmenit Mario Muka

Ditën e sotme është publikuar fotoja e Mario Mukës, 42-vjeçarit shqiptar nga Xhafzotaj i Shijakut, që u ekzekutua me dy plumba në Gjermani, në qytetin Krefeld, pak ditë më parë.

Mari Muka u qëllua pas koke, ndërsa policia gjermane ka arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes dy të rinj po nga Shqipëria, 20 dhe 26-vjeç.

Dy të rinjtë, ishin të dy emra të njohur për policinë, për lidhjet me trafikun e drogës. Edhe viktima, sipas hetuesve gjermane, nuk ishte një emër i njohur i panjohur për policinë, pasi kishte precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.

Mësohet se viktima rezultoi të jetë pronar i pikës së karburantit ‘Muka Oil’ në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.

Një letërporosi e ardhur nga Gjermania ka vënë në lëvizje edhe policinë shqiptare, e cila po heton në lidhje me të shkuarën e 42-vjeçarit nga Shijaku.

Kujtojmë se Mari Muka 42 vjeç shqiptar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së hënës (28 nëntor) në Gjermani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *