Vajza e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u vra në një atentat në lokalin e tij pak ditë më parë në Lezhë, ka bërë reagimin e saj të parë publik në rrjetet sociale.
Gleida Nikulaj ka ndarë në ‘TikTok’ një video nga festa e madhe që ishte bërë në 50-vjetorin e Nikulajt, me dhjetëra të ftuar, pasi biznesmeni kishte një rreth të gjerë shoqëror dhe njohjesh në qytetin e Lezhës.
“Fluturo lart engjëll i bukur, do na mungosh bab”, shkruan e bija, Gleida krahas videos ku Nikulaj shfaqet me tortën përpara, i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.