Dy byzylykë diamanti që i përkisnin mbretëreshës franceze Marie Antoinette do të dalin në ankand në muajin nëntor, në Gjenevë. Lajmi u bë i ditur nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Rrathët, të zbukuruar me 112 diamante, do të shiten së bashku në shifrën 2-4 milionë dollarë.
Ky vlerësim përfshin jo vetëm vlerën e diamanteve, por edhe faktin që blerësi do të mbajë bizhuteri që dikur i përkisnin mbretëreshës së famshme Marie Antoinette. Bizhuteritë historike ndërkohë mund të shiten shumë më tepër sesa çmimi i kërkuar.
Në vitin 2018, një varëse perlash dhe diamanti natyror që i përkiste mbretëreshës fatkeqe franceze u vlerësua nga shtëpia e ankandit Sothebye’s në 1-2 milionë dollarë, por u shit për 36 milionë dollarë. Vlera e diamanteve antike varion nga një deri në katër karat.
Marie Antoinette u ekzekutua në gijotinë në Paris në tetor 1793, në moshën 37-vjeçare.
/Priza.al/