U ekzekutua teksa ecte në rrugë, zbulohet identiteti i viktimës në Peqin/ Krimi dyshohet për…

Zbulohet identiteti i viktimës në Peqin. Mësohet se i vrarë me armë zjarri në rrugë ka mbetur 35-vjeçari Albi Bashaliu. Nga informacionet e para nga grupi hetimor, pista paraprake e hetimit është ajo e hakmarrjes.

Vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu ndodhet në burg i dënuar për vrasjen e shtetasit Albert Xhahysa në qershor në fshatin Gjocaj.

Ngjarja

Një gërvishtje makine, e ndodhur 5 vite më parë, u bë shkak i një sherri që do të përfundonte tragjikisht për Albert Xhahysën Xhahysa, 44 vjeç, u qëllua për vdekje me 4 plumba nga Leonard Bashalliu. Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashalliut, ndërsa ka qenë pikërisht kjo ngjarje e së shkuarës për të cilën ata u konfliktuan edhe në qershor të këtij viti.

Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Albert Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.

36-vjeçari Leonard Bashaliu banues në Gjocaj, u arrestuar nga uniformat e policisë disa minuta pas ngjarjes, teksa iu sekuestrua edhe arma e krimit. Ndërkohë, në dëshminë e tij në Polici, ai ka deklaruar  në gjendje të rënduar psikologjike se konflikti me Xhahysën nisi pasi ai e kishte qëlluar me grusht 5 vite më parë.

Policia po kryen kontrolle në të gjitha akset. Dyshohet se ka qenë më shumë se një autor në ekzekutimin e 35-vjeçarit. Grupi hetimor, me efektivë të policisë kriminale dhe ekspertë po kryen të gjitha veprimet procedurale e hetimore për mbledhjen e provave. Dyshohet se vrasja ka qenë e organizuar dhe e mirëmenduar.

Vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm  rreth orës 08:39, në fshatin Gjoçaj Peqin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *