U ekzekutuan në Shkup; ja kush janë dy shqiptarët (Emrat + Foto)

Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, të njohur me nofkat “Laçi” dhe “Zhilla”, janë dy shqiptarët të cilët u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Viktimë e atentatit ka mbetur edhe Talha Ali, i cili fillimisht u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Automjeti tip ‘Audi A6’, me të cilën autorët u larguan nga vendngjarja, është gjetur i shkrumbuar në lagjen Shuto Orizare. Mjeti rezulton me targa të vjedhura dhe brenda tij u gjetën dy celularë të djegur.

Autorët e maskuar hapën zjarr ndaj Jeton Krivanjevas dhe Enes Isenit rreth orës 20:11. Shqiptarët humbën jetën në vendin e ngjarjes.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *