Pas humbjes në ndeshjen hapëse të “Katar 2022” dhe pas humbjes së djeshme kundër Senegalit, Katari i ka thënë “lamtumirë” këtij edicioni të Botërorit, si ekipi i parë organizator në histori, i cili humb dy ndeshje në fazën e grupeve të një Kupe Bote.
Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të ndeshjes, tekniku i Katarit, Felix Sanchez shprehu keqardhje për atë që ndodhi, por sërish nuk e konsideron dështim.
“Ka zhgënjim, por nuk do të flisja për dështim. Ne donim të shkonim larg, e dimë se kemi kufij si kombëtare dhe synimi ynë ishte të përpiqemi të jemi konkurrues”,– u shpreh Sanchez.
Ndërkaq, Katari ka dhe një ndeshje për të luajtur, por kundra një kundërshtari si Hollanda shancet që oragnizatorët të dalin me pikë nga ky kompeticion janë pothuajse 0.