U emëruan nga Basha, Berisha thirrje anëtarëve të Kryesisë së PD: Ruani dinjitetin dhe jepni dorëheqjen!

Ish kryeministri Sali Berisha i bëri sërish thirrje anëtarëve të Kryesisë së PD që të japin dorëheqjen. Nga ‘Foltorja’ e Kuçovës, ai tha se anëtarët e Kryesisë së PD 60% e tyre të emëruar nga Lulzim Basha, nuk përfaqësojnë demokratët pasi nuk janë të votuar.

“Ju jeni dëshmitar se si ky njeri ka marrë vendime në tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, asnjë nen të statutit. Ju jeni dëshmitar së fundmi që Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është Kryesia juaj, ajo është Kryesia e peng Bashës. Unë i ftoj ata të gjithë që të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ata u përkasin ju dhe ju them se ju jeni drejtuesit dhe njerëzit e besimit të anëtarësisë së PD. Ju nuk mund të jeni kurrë anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi, duhet të qëndroni midis anëtarësisë së PD. Ndaj dhe jepni dorëheqjen“, u shpreh Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *