Ish-deputeti ukrainas Oleksiy Kovalyov, i cili iu bashkua qeverisë rajonale Kherson të imponuar nga Rusia pasi forcat e armatosura ruse pushtuan pjesë të juglindjes së Ukrainës, është gjetur i vdekur.
Një këshilltar i administratës rajonale të kontrolluar nga Kievi, Serhiy Khlan, tha se Kovalyov u gjet i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e tij në qytetin Hola Prystan.
Raportet e mediave ukrainase thanë se Kovalyov kishte plagë me armë zjarri në kokë.
Gjithashtu sipas raporteve është bërë me dije se e dashura e Kovalyov mori një plagë me thikë dhe u shtrua në spital.