U ‘fiku llambat’ francezëve, Kylian Mbappe reagon pas eliminimit: Nuk më zuri dot gjumi, por ky është futbolli…  

As që e kishte menduar se mund të ishte ai “sebepi” i humbjes, por këmba e tij rezultoi “fatale” jo për kundërshtarin por për vet ekipin që përfaqësonte…

Penalltia e humbur prej tij ndaj Zvicrës, largoi para kohe Francën nga “Euro 2020”, ekipit kampion bote në fuqi dhe pretendente për ta fituar këtë kompeticion.

Por sulmuesi i kushtueshëm Kylian Mbappe, ka reaguar sot pas ndeshjes dhe ka shprehur pendesë për penalltinë e humbur.

Ndërkohë, ai nuk hezitoi t’i kërkonte falje tifozëve për zhgënjimin e tyre në këtë garë.

“Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja skuadrën, por s’ia dola.

Për t’u qetësuar do të jetë e vështirë, ky është futbolli. Tifozët janë të zhgënjyer, por dua t’i falenderoj për mbështetjen dhe që gjithmonë kanë besuar te ne”,- tha Mbappe.

Kujtojmë se sfida e djeshme, mes Francës dhe Zvicrës, përfundoi me rezultatin 3 me 3 në kohën e rregullt.

Koha shtesë nuk e ndryshoi këtë rezultat dhe të dyja ekipet iu drejtuan 11-metërshave.

Zviceranët arritën të tregohen të saktë në pikën e bardhë, duke mos humbur asnjë nga 5 penalltitë e gjuajtura, ndërsa për Francën, gaboi Mbappe, gabim, që i kushtoi dhe eliminimin e “Gjelave” nga kampionati prestigjioz i futbollit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *