U filmua në momente intime me një vajzë, Bashkimi tregon si qëndron e vërteta!

Së fundmi është publikuar një video ku Bashkimi i “Për’puthen” shihet duke u puthur me një vajzë, që nuk është Alvisa.

Në videon e publikuar në mediat sociale, ai shihet me një vajzë misterioze, identiteti i të cilës nuk dihet. Kjo video erdhi në një moment ku ai dhe Alvisa janë shumë të afërt dhe gati për tu deklaruar për njëri-tjetrin.

Bashkimi në program foli rreth kësaj videoje, duke thënë se ka qenë në një club dhe vajza i është afruar vetë pasi ka qenë fanse e emisionit.

‘Aty isha në një club dhe kjo vajza mu afrua sepse është fanse e emisionit. Po më pyeste për emisionin dhe i dhashë një puthje në faqe kur iku. Prandaj videoja është dy sekonda, aty ishte gjithë ai club me shumë njerëz dhe s’ka asgjë. As nuk e njoh atë vajzën është thjesht fanse mund ta quaj, jo e imja se unë jam askushi, por e emisionit. Momenti ka diku te 1 javë që ka ndodhur’,- tha ai.

Alvisa gjithashtu dha komentin e saj mbi situatën:

‘Normalisht kur e pashë në fillim nuk më erdhi mirë. Nuk është ndonjë gjë e bukur ta shohësh, por më pas kur u sqarua e besoj Bashkimin. Kam dashur sigurisht që ai këtë moment hapësire ta shfrytëzonte në lidhje me mua, por gjithsesi, u sqaruam.’

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *