Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u bë i njohur gjatë operacionit ndërkombëtar “Shpirti”, e i akuzuar për “shpërdorim detyre” i kërkon Gjykatës së Apelit të Posaçëm ndryshimin e masës “arrest në shtëpi ndaj tij”.
Prokurori kërkon që të shfuqizohet kjo masë dhe të zëvendësohet. Kërkesa e tij, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani.
Kujtojmë se gjatë operacionit “Shpirti” u bënë një sërë arrestimesh, mes biznesmenëve të njohur dhe 2 ish-truprojave të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Operacioni i ndërmarrë nga SPAK lidhej me trafikun e kanabisit drejt Italisë, ku sipas të penduarit të drejtësisë Donjol Drolli, kreu i grupit kriminal është shtetasi Ilirjan Ducellari.
Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ducellari i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Maksim Sotës jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët, në një kohë kur ky i fundit kishte dijeni për aktivitetin kriminal të Ducellarit.
/Priza.al/