U fut me dhunë në shtëpinë e britanikes, arrestohet i riu shqiptar në Angli

Një i ri shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi është futur me forcë në shtëpinë e një britanikeje.

Siç raporton Daily Mail, shqiptari i cili kishte hyrë ilegalisht me gomone në MB, u fut në banesën e britanikes, për të kontaktuar një tjetër shqiptar, pasi nuk kishte me vete telefon. Shqiptari sapo kishte kaluar kanalin e La Manshit me gomone.

I riu i kërkoi 59-vjeçares britanike ta çonte në Londër ose Manchester por, ajo nuk pranoi as t’i jepte telefonin. Për pasojë ai i rrëmbeu britanikes me dhunë dy celularë.
Pas kësaj britanikja ka bërtitur për të kërkuar ndihmë.

Ka qenë fqinji ai që ka thirrur policinë, e cila ka arrestuar shqiptarin.

Më kë donte të kontaktonte i riu shqiptar?

Sipas burimeve, shqiptari i ka dërguar një mesazh bashkatdhetarit të tij 40-vjeçar, Rezart Balesi, i cili jeton në afërsi Bury, Greater Manchester.

Daily Mail shkruan se Rezarti është dënuar në të kaluarën për konflikte të dhunshme në MB ndërsa në Shqipëri hetohet për pastrim parash prej gati 50,000 £.

Mesazhi që i kishte shkruar i riu 40-vjeçarit ishte: “Mendoj se më kanë gjetur. Merrni një avokat. Policia ka hyrë në shtëpi”.

Rezart Balesi
Rezart Balesi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *