Policia e Himarës ka shpëtuar një shtetase sllovake e cila u fut në det me kanoe dhe iu rrezikua jeta.
Pas marrjes së njoftimit, Policia e Himarës ka organizuar shërbimet për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Sllovakia, e cila falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës profesionale, u nxorr në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policise:
Qeparo, Himarë
Policia Kufitare e Himarës i vjen në ndihmë një turisteje nga Sllovakia, të cilës iu rrezikua jeta për shkak të dallgëve të larta të detit.
Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë, se një turisteje, e cila ishte futur në det me një mjet lundruese tip “Kanoe”, në plazhin e Qeparoit, Himarë, për shkak të dallgëve të larta të detit, po i rrezikohej jeta dhe e kishte të pamundur të kthehej në breg.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Sllovakia, e cila falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës profesionale, u nxorr në breg në gjëndje të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të njoftojnë në numrin pa pagesë 112.