Një 45-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, teksa është futur në det për tu larë dhe më pas është mbytur.
Policia thekson se është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njofton Policia:
Më datë 06.09.2022, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.