Balenat janë kafshë të qeta dhe miqësore? Mbase do të mendoheni dy herë pasi të keni lexuar më parë historinë e këtij notari, i cili pa dashur përfundojë në gojën e gjigantit të oqeanit.
Një burrë nga SHBA-të, i cili ishte duke notuar në një nga plazhet e vendit, ka treguar të gjithë momentet e tmerrshme kur u sulmua nga një balenë.
Michael Packard, thotë se, teksa zhytej, papritur përfundoi për rreth 30 40 sekonda në gojën e gjitarit detar.
“Isha duke notuar sot. U hodha nga anija dhe nisa të hetoj. Krejt papritur, ndjeva një goditje të madhe, gjithçka u errësua. Ndjeja që po lëvizja, dhe isha, o Zot, thashë mos jam sulmuar nga një peshkaqen.
Më pas kuptova se nuk kishte dhëmbë dhe se ndjeja një dhimbje të madhe. Më pas e kuptova, thashë me vete ‘ndodhem në gojën e një balene’. Isha në gojën e një balene që po përpiqej të më gëlltiste.
Në atë moment mendova, kaq ishte, kjo ishte jeta ime, do të vdes.
M’u shfaqën para syve si imazh gruaja, fëmijët e mi dhe me të vërtet, nuk doja të largohesha, kisha vërtetë frikë.
Fatmirësisht ato momente mbaruan shpejt falë dhe ndërhyrjes së miqve. Jam me fat dhe ndihem si i tillë pasi jam ende gjallë”,- u shpreh Packard që tashmë është duke u rehabilituar në një klinikë.
/Priza.al/