Familjarët e Artjol Ramajt e kanë denoncuar zhdukjen e tij, por si u vra 29-vjeçari shqiptar. Trupi i është gjetur në një zonë pyllëzuar sipas mediave spanjolle. Vrasje e të riut shqiptar mendohet se ka ndodhur për arsye të një konflikti për një borxh qesharak prej 5 eurosh, ndërkohë që vrasësi i tij është partneri në një ‘shtëpi bari’
Policia katalanase ka arrestuar një burrë 52-vjeçar spanjoll, i cili marsin e kaluar, dyshohet se vrau shqiptarin 29-vjeçarin shqiptar në plantacionin e marihuanës, ku dhe ka nisur përleshja që përfundoi me vdekjen e këtij të riu. Autori për vdekjen e shqiptarit deri më tani është 52-vjeçari, pasi i ai e akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Pas sherrit mes tyre, dyshohet se 52-vjeçari e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll. Trupi i të riut shqiptar u gjet në një zonë të pyllëzuar dhe kishte plagë që tregonin qartë se ai kishte vdekur me dhunë. Ai kishte lëndime të rënda në kokë .
Siç detajohet nga policia katalanase në një njoftim për shtyp, hetimi nisi si pasojë e një denoncimi për zhdukjen shqiptarit më 4 mars. Hetuesit u tërhoqën dhe u kthyen në shtëpinë ku i riu i vdekur ishte një ‘kopshtar’ për një plantacion marihuanë. Më 8 prill , partneri i tij , 52-vjeçari me kombësi spanjolle, i cili më parë ishte arrestuar për shkak të trafikut të drogës, iu komunikua sërish arrest si autori i dyshuar i vrasjes së të riut shqiptar.
Më 11 maj, pasi qëndroi dy ditë në komisariatin e Santa Coloma, autori u la në burg. Nuk është krimi i parë i këtij viti që lidhet, në një mënyrë apo tjetër, me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonja dhe ku viktimat janë shqiptarë.Report TV