FOTO/ Lushnjari 25-vjeçar me të kaluar kriminale u ekzekutua në Korçë, trupi iu hodh në rezervuarin e Gjançit

Disa orë më parë u raportua për një person të mbytur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë. Policia ka arritur që ta identifikojë viktimën dhe bëhet fjalë për Fridman Xhaferraj 25 vjeç. Nga dyshimet paraprake, policia ka njoftuar se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune dhe është goditur me një mjet të fortë.

Viktima Fridman Xhaferraj është nga Lushnja, por pasi e kanë qëlluar me sende të forta, trupin e tij e kanë hedhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë. Dyshohet si ‘ushtar’ i një prej bandave të Lushnjës dhe sipas informacioneve paraprake, atë e kanë eleminuar rivalët e tij.

25-vjeçari njihet si person mjaft problematik dhe me të shkuar kriminale. Fridman Xhaferraj ka qenë dënuar më parë për veprën penale ‘Shkatërrim i pronës me zjarr kryer në bashkëpunim’.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Ai u ka vënë zjarrin tre makinave të parkuara pranë një qendre tregtare në Lushnjë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *