Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara është gjetur i vdekur këtë të dielë, pasi rezultonte i humbur prej dy ditësh.
Mediat italiane bëjnë me dije se 43-vjeçari disa vite më parë është dënuar me tri vite burg, pasi akuzohej për dhunë në familje e armëmbajtje pa leje.
Mësohet se Ara ka qenë i përfshirë edhe në disa punë të paligjshme, ndonëse deri më tani nuk ka asnjë informacion të plotë.
Viktima u gjet i vdekur në një fushë në Torino.