Një 18-vjeçar polak ka ndërruar jetë sot në një hotel në Vlorë. Ai u gjet i vdekur në pishinën e hotelit nga prindërit e tij.
Burime për median bëjnë me dije se trupi i pajetë i 18-vjeçarit do të dërgohet drejt Tiranës për ekspertizë.
Ndërkohë gjatë paradites, ambulanca ka mbërritur edhe dy herë të tjera pasi prindërit e 18 vjeçarit kanëqenë të traumatizuar nga ngjarja e rëndë. Ata nuk kanë dashur praninë e kamerave dhe nuk kanë deklaruar asgjë.