Shtetasi Bekim Kastrati u gjend mëngjesin e sotëm i vdekur në makinën e tij në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur Kolonjë.
Sipas raportimit të policisë, 38 vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri.
Sakaq, bëhet me dije se Kastrati ishte banues në qytetin e Durrësit, dhe kishte dy fëmijë të mitur.
I riu punonte në port, por kohët e fundit sipas familjarëve kishte shfaqur shenja depresioni.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.