U gjet me 13 korrik i mbytur, viktima është 40-vjeëari nga Durrësi

Është identifikuar trupi që u gjet i mbytur në  plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier

Sipas policisë,  bëhet fjalë për 40 vjeçarin me iniciale A.B., banues në Durrës. Viktima u gjet me datë 13 korrik. Ky person ishte shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datë 13.07.2022, ku në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, një shtetas rreth 40 vjeç, është bërë i mundur identifikimi i tij, shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *