Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar i cili qëndronte si emigrant i paligjshëm në zonën e Pesaros. Shqiptari dyshohet për mbajtje dhe shitje të lëndë narkotike.
Lajmi u publikua nga mediat vendase, referuar organeve ligjzbatuese, që konfirmuan se sekuestruan dje gjatë kontrollit fizik 65,5 gramë kokainë, gati për shitje.
Policia e pa shqiptarin teksa po qarkullonte në rrugë dhe po bënte disa lëvizje të çuditshme, nga verifikimet gjatë ndalimit 35-vjeçari kishte precedentë penalë të mëparshëm, krime të ngjashme në fushën e narkotikëve, në provincën e afërt të Riminit.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën 60 gramë kokainë të pastër të fshehur në pjesët intime dhe në dhomën e hotelit u gjetën 6 doza me peshë 5,5 gramë dhe shuma prej 540 euro, gati për shitje.
Shqiptari u prangos me urdhër të Prokurorit Publik dhe u izolua në paraburgim. Ndërsa mëngjesin e sotëm shqiptarit iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.