Policia e Durrësit gjatë patrullimit kanë gjetur në rrugë një grua e cila nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, ndaj policia ngre apel familjarëve ose të njohurit e kësaj shtetaseje ata mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.
Gruaja dyshohet është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse.
Njoftimi i Policisë:
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetase që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, e cila është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.
Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse.
Familjarët ose të njohurit e kësaj shtetaseje mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.