U gjetën pa jetë në saunën e hotelit në Qerret, publikohen fotot e nënës dhe bijës

Ngjarja e rëndë në Qerret të Kavajës, ku katër turistët rusë u gjetën të pajetë në një hotel, po zbulohet me detajet e reja që po dalin në dritë. Mediat ruse kanë publikuar fotot e 2 viktimave, nënë e bijë, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Shtypi rus ka bërë me dije se 58-vjeçarja ishte me kancer ndaj nuk mund të futej në sauna.

Viktimat u gjetën në hotel të veshur me veshje të përshtatshme saune, por nuk dihet nëse kishin hyrë apo jo, ndërkohë të afërmit shprehen se nuk ishin përdorues të alkoolit apo të lëndëve narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

31-vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili gjithashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që kishin nisur me prindërit e vajzës.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *