U gjetën të asfiksuar në Kavajë, detaje mbi ngjarjen tragjike! I biri e telefononte por ai s’përgjigjej, të birit. Si u hap dera me forcë (EMRAT)

Një burrë dhe grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi ne Kavaje. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit  Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla 50 vjeçe banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Viktimat u gjetën pa shenja jete në katin e dytë të një pallati, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup.

Lidhja mes viktimave mbetet e paqartë.

Mësohet se e ndjera Anila Llulla ishte larguar nga banesa më 25 nëntor, sipas kallëzimit të bërë nga djali i saj në Komisariatin nr.4 të Policisë. Ndërsa i biri i të ndjerit Mihal Janai ka marrë dje në telefon të atin, por ai nuk i përgjigjej.

I shqetësuar i biri ka shkuar pasdite te shtëpia dhe i ka rënë derës por pa e hapur dot. Ai kërkoi ndihmën e policisë dhe zjarrfikëses dhe në orën 17:45 shtëpia është hapur me forcë nga “blutë” dhe zjarrfikësja që i kanë gjetur të pajetë dy personat.

Sipas hetimeve paraprake ata janë asfiksuar nga gazi dhe kanë ndërruar jetë mbrëmë. Komshinjtë po ashtu bëjnë me dije se e kanë ndjerë erën e gazit në pallat.

NJOFTIMI PARAPRAK 

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *