Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar në lidhje me akuzat për pastrimin e qytetit, ku është kritikuar së fundmi edhe nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një shkrese zyrtare, Leli i është drejtuar organeve kompetente që t’oheqin licencën firmës së pastrimit në këtë qytet.
Sakaq shton se firma ‘Duke’ e ka çuar qytetin në kolaps total, si dhe kërkon ndërhyrje të organeve përgjeqëse që t’i heqin licencën.
“Nga sot këto mjete do të jenë në shërbim të Vlorës, në shërbim të qytetarëve dhe turizmit. Meqenëse për fat të keq, firma “Duke” përgjegjëse për pastrimin, se nuk deshi apo nuk mundi e çoi qytetin në kolaps total në kulmin e sezonit turistik. Kjo është arsyeja përse edhe sot ngelem në pritje të ndërhyrje të organeve që e kanë fuqinë për t’i hequr kësaj firme licensën mjedisore kësaj firme për të pajisur bashkinë e Vlorës me informacionin legjitim të munguar prej kohësh”, mësohet të ketë thënë ai.
Kujtojmë se disa ditë më parë kryebaashkiaku Leli është gjobitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit me 500 mijë lekë për keqmenaxhimin e situatës me mbetjet urbane.