Një 5-vjeçar ka mbetur i dëmtuar rëndë, pasi gjatë kohës që ishte duke luajtur, u godit aksidentalisht me biçikletë nga një i mitur.
U mësua se 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.