U helmuan nga kërpudhat, mjeku: Veshka dhe mëlçia ishin jashtë funksionit, erdhën në gjendje të rëndë

Tre anëtarët e familjes të cilët u helmuan nga kërpudhat, kishin shkuar në spital kur ishin në fazën e tretë ku veshka dhe mëlçia e tyre kishte dalë jashtë funksionit. Mjeku i QSUT, Alert Drishti, i cili ka pritur familjarët nga Gjilani, ka thënë në një intervistë për ‘ABC’ se pacienti nuk shfaq shenja të helmimit pas konsumimit të kërpudhës deri në 6 orë më vonë. Më pas deri në 24 orë, futen në fazën e dytë të helmimit që dëmton organet e tyre. Ai ka rrëfyer më tej se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti, për 5 orë kanë qëndruar në urgjencë dhe toksikologji dhe më pas janë transferuar në reanimacion. E moshuara e cila ka vdekur e para, ka patur probleme me zemrën. Ajo ka qëndruar rreth 7 orë në QSUT. Më pas ka humbur jetën i biri dhe më vonë bashkëshortja e tij.

“Sillen nga spitali i Durrësit me ambulancë me ne. Menjëherë u konstatua se kishin një gjendje të rëndë. Pacientët ishin në fazën e tretë të toksikacionit nga kërpudha. U filluar mjekimi. U morën analiza. U konstatuan se ata ishin në gjendje të rëndë. Ishin në fazën e tretë.

Kjo kërpudhë kur hahet dhe konsumohet, pacienti nuk shfaq shenja për 6 orë. Pastaj deri në 24 orë kemi periudhën e dytë. Pacienti vjen me diarre dhe të vjella.

Faza e tretë është 24 orë deri në tre ditë. Kemi fazën e mëlçisë dhe veshkës. Pacientët erdhën pikërisht në këtë fazë, kur mëlçia dhe veshka kishin dalë nga funksioni. Edhe pacientët që trajtohen që në fillesë progonze e tyre mund të jetë fatale. Pacientët erdhën në ditën e tretë.

5 orë kanë qëndruar në urgjencë dhe toksikologji dhe më pas janë transferuar në reanimacion. E moshuara ishte me probleme zemre dhe vdiq e para. Ajo ka qëndruar rreth 7 orë në QSUT. Më pas humbi jetën i biri dhe më vonë nusja”, u shpreh mjeku.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *