Detaje të rënda kanë dalë në dritë për 52-vjeçaren nga Elbasani, Fatbardha Likrama e cila u vetëflijua ditën e djeshme.
Mësohet se Fatbardha prej vitesh ka qenë një femër e dhunuar nga bashkëshorti, vjehrra e kunata.
Në kushte të tilla pas kaq e kaq vitesh të tmerrshme dhune psikologjike e fizike 52-vjeçarja nga lagja “Vullnetari” në Elbasan kreu aktin ekstrem të vetëvrasjes, ndërsa në fillim javë, për 52-vjeçaren konfirmohet se ishte lëshuar një urdhër-mbrojtje nga policia i cilin mban datën 2 Maj 2022.
Ndërkohë në dëshminë e 52-vjeccares, të dhënë një natë para ngjarjes thuhet se kjo e fundit kishte frikë se do ta dhunonin prandaj duhet të kishte një urdhër mbrojtje për të.
Natën e fundit të jetës së saj, Fatbardha ishte strehuar tek e motra, por ka qenë i biri 20 vjeçar i cili e ka kthyer me forcë në shtëpi.
Në momenti e aktit të vetëflijimit në shtëpi nuk ka qenë asnjëri prej familjarëve dhe 52-vjeçarja, nga kati i parë ku jetonte është ngjitur në katin e tretë dhe është vetëhedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Lidhur me ngjarjen e rëndë janë marrë në pyetje të gjithë familjarët e saj me të cilëve edhe e motra ku ishte strehuar natën e fundit si edhe mjaft fqinj të së ndjerës.