U hoq dorë nga rekurset, Berisha: Vendimi i Ramës tregon kontroll mbi systemin gjyqësor, pas tyre qëndrojnë…

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është duke mbajtur këtë të enjte një konferencë për mediat.

Berisha tha se vendimi i Ramës është bërë me qëllim për të lehtësuar stokun e çështjeve, por pas këtij të fundit qëndrojnë klanet mafioze të tokave, kontrabandës.

“Me vendimin e tij tregon haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Në mungesë të transparencës dhe dëmit kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit për rrjedhojë taksapaguesve shqiptarë.

Këshilli i Ministrave vendos të heqë dorë nga rekurset për Gjykatën e Lartë për çështjen me natyre civile. Mafia e tmerrshme e tokave nuk shkon më në Gjykatë të Lartë. Ky vendim sipas Ramës është bërë me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve. Vlera ë kësaj tërheqje është miliard euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarë shqiptarë. Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar. Pas këtij vendimi qëndrojnë klanet mafioze të tokave, të territoreve, të kontrabandës. Tani koncesionart do vazhdojnë të paguajnë një shumë në apel. Për kontratat e punës, them se duhet të ndëshkohen ata që i sollën dëme shtetit. Vendimet e marra nga Edi Rama skelin të drejtat e qytetarëve. Kërkohet përgjegjësi penale. Pra, po bëhet një lloj amnistie për shkelje të rëndë të ligjit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *