Një turist italian ka humbur jetë si shkak i infektimit me linë e majmunëve.
50 vjeçari, i cili vdiq të dielen ishte ishte rasti i parë i infektuar me linë e majmunëve në Kubë.
“Gjendja e këtij pacienti u përkeqësua me shpejtësi dhe që nga 18 gushti ishte në gjendje kritike ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së djelës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.
Italiani kishte mbërritur në Kubë më 15 gusht dhe u shtrua në spital tre ditë më vonë, shtoi ministria. Ministria përjashtoi, pas analizave, mundësinë që pacienti të kishte edhe patologji të tjera me origjinë infektive.