U kap dje me snajper dhe me makinë luksoze, ja çfarë u gjet sot në banesën e ish-efektivit të RENEA-s (Video)

Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada, 39-vjeç dhe Elton Hithi, 28-vjeç u arrestuan ditën e djeshme pasi u kapën me një armë luftarake të tipit snajper dhe fishekët e kalibirit 10mm që përdoren për llojin e armës pistoletë “Glock 20”.

Mësohet se policia ka mësyrë në një banesë të marrë me qira nga Rada në zonën e Selitës, ku është zbuluar një arsenal i vërtetë ushtarak.

Në këtë banesë janë sekuestruar armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio Policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.

Rada dhe Hidhi akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Double strike”, nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e marrë me qira nga njëri prej shtetasve të arrestuar ditën e djeshme, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, targa shqiptare dhe të huaja, 4 thika, 13 pajisje fiksuese si ato të armëve, shenjestër optike, 15 aparate celulare, 2 radio si ato të Policisë dhe pajisje të tjera që përdoren nga Policia.

Ditën e djeshme u sekuestruan 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të operacionin policor të koduar “Double strike”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. R., 39 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetaseve, kanë zbuluar një banesë të marrë me qira nga shtetasi R.R. Gjatë kontrollit në këtë banesë, në zonën e quajtur “Selitë e Vjetër”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio Policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *