Një 44-vjeçar në Mallakastër ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke ndërtuar një objekt pa leje në një tokë shtetërore. Në pranga ka një 48-vjeçar, banues në Ballsh.
Arrestimi i tij bëhet në të njëtën kohë me aksionin e IMT-së për prishjen e objekteve pa leje.
Njoftimi i policisë:
U konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
/Priza.al/