Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiale pasi ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Mediat italiane, raporojnë se shqiptari furnizonte klientët me drogë pasi merrte porositë nëpërmjet WhatssApp-it, duke shtuar se disa porosi ia çonte në shtëpi klientëve dhe disa në zona të izoluara.
Mbrëmjen e djeshme, karabinierët vunë re se shqiptari duke drejtuar makinën, ndaloi në një zonë të izoluar dhe doli nga makina për të takuar dy persona, të cilëve më pas i dorëzoi kokainën.