Një 34 vjeçar nga Shqipëria, i identifikuar si Antonio H, është dënuar në Francë me 8 muaj burg dhe 28 mijë euro gjobë për trafikimin e 17 kilogramëve kanabis.
Antonio H, ka pranuar akuzat para gjyqtarëve të gjykatës së Senlisit këtë të mërkurë, ku vazhdimisht ngrinte supet pasi nuk fliste dot as frëngjisht. Pavarësisht prezencës së përkthyesit, 34 vjeçari këmbëngulte duke bërë të paditurin.
Prokurori kishte kërkuar një gjobë prej 85 mijë euro, pra përllogaritja e çmimit të rishitjes së kanabisit, por u vendos që të gjobitej me 28 mijë euro.
Të hënën e kaluar, 34-vjeçari shqiptar u pikas nga policia kufitare e Nogent-sur-Oise, në autostradën A1, në drejtimin Paris-Lille. Në automjetin e tij Volkswagen Passat u zbuluan 25 pako kanabis, shkruan Le Parisien.
Antonio H. thjesht shpjegoi se kishte mbërritur nga Spanja, ku dy persona i kanë ngarkuar porosinë për transportimin e mallit për në Belgjikë. Ai refuzoi të japë emra, ndërsa u justifikua po e kryente këtë porosi duke qenë se e kishte të vështirë të gjente punë.
/Burimi: Le Parisien/ Përshtati: Priza.al/