Angli/ Shqiptari 29-vjeçar Muhamet Qosja i cili akuzohet për trafik droge dhe mbajtje arme është dënuar nga autoritetet angleze me 10 vite burg. Atij iu sekuestruan në banesë 5 kilogramë kokainë e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 1.1 milion paund.
Sipas autoriteteve angeleze, 29-vjeçari shqiptar akuzohet edhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje pasi në banesë iu gjetën 20 fishekë dhe një armë revolver. Përveç kësaj mbi shqiptarin rëndon edhe akuza e pastrimit të parave pasi iu sekuestruan 23,000 £.
Gjatë seancës së tij gjyqësore, kryeinspektori Toni O’Sullivan u shpreh se Qosja kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe se po shpërndante në mënyrë aktive drogë të klasit A në emër të një grupi të krimit të organizuar.Ndërsa ai shtoi se kishte mbërritur në Angli në 2014 dhe vendosi të merrej me drogë sepse ‘paguhej mirë’.
/Burimi: Nationalcrimeagency.gov.uk/ Përshtati: Priza.al/