U kap me 1.2 milionë euro në makinë, këngëtari grek: Kam eksploziv

Këngëtari grek 33-vjeçar Vassilis Gorgolitsa është arrestuar.

Mediat greke bëjë me dije se Gorgolitas kishte futur automjetin në parkingun e Gjykatës së Apelit dhe e kishte të mbushur plot me 1 milionë e 200 mijë euro ndërsa 300 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpinë e tij. Mësohet se gjatë momentit që u kap nga autoritet, bërtiste se kishte eksploziv dhe drogë.

Raportohet se Gorgolitas ishte kthyer në anëtar bande, i cili tregtonte kokainë, kanabis dhe pilula halucinogjene në baret e Athinës dhe Mykonos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *