U kap me 1100 rrënjë kanabisi në shtëpi, policia britanike arreston 22-vjeçarin shqiptar

Policia britanike ka gjetur më shumë se 1,100 bimë kanabisi që kapnin vlerën e 200,000 paundëve në treg.

Një emigrant shqiptar ilegal, i cili pasi u zbulua në vendin sekret ku po fshihej, zbriti poshtë nga një tavan i varur, pasi oficerët dëgjuan zhurma dhe i thanë të zbriste.

Shqiptari pranoi para gjykatës se ai po fshihej dhe po kujdesej për bimët e kanabisit, për të shlyer një borxh të tijin prej 20,000 £. I riu shqiptar Klevi Mone, 22 vjeç, pranoi se prodhonte kanabis më 15 gusht.

Policia njoftoi se shkoi në ambientet industriale në Wincolmlee, Hull, si pjesë e një operacioni të madh që synonte ndërtesa tregtare dhe private në qytet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *