U kap me 143 kg kokainë, lirohet nga qelia administratori i “Masabi Fruits”

Është liruar nga burgu Erjon Peti, i cili u arrestua në muajin prill pasi u akuzua për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike së bashku me Klajdi Xibrakun, të cilët ishin të dy aksionerë të kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Masabi Fruits”.

Në kontejnerin e kompanisë që ai administronte u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.

Ka qenë gjyqtarja e apelit Durrës Anita Mici e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lenë pa asnjë masë shtërnguese.

Pritet që të njëjtën rrugë ligjore të ndjekë edhe Klajdi Xibraku.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *