U kap me 324 kg kokainë në kamion, Gjykata merr vendimin për shoferin maqedonas

Nazif Ajroski, shoferi maqedonas 40-vjecar, i vetmi i cili ra në prangat e policisë pas zbulimit të 324 kg kokainë të fshehura brenda kamionit që ai drejtonte, ka dal sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjyqtari i çështjes, Rexhep Bekteshi, vendosi masën ‘arrest me burg’ Ajroskin. Ndonëse seanca duhet të fillonte në orën 9:00, ajo është shtyrë për shkak të mungesës së një përkthyesi.

Kujtojmë se në portin e Durrësit, me datë 18 qershor, u sekuestrua 324 kg lëndë narkotike në një kamion me targa maqedonase. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim midis DEA-s amerikane dhe policisë shqiptare,  droga u gjet në mjetin që drejtohej nga shtetasi Nafiz Ajroski, nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ishte fshehur në trupin e mjetit dhe ishte ndarë në 60 pako të ambalazhuara me logot e disa firmave të njohura, si ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’ etj.

Ajroski në deklaratën e tij u shpreh se “Nuk kam pasur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në kamion”, duke theksuar se merret vetëm me transportin e hekurit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *