Një 63-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
Shtetasit me iniciale A.Sh., i është sekuestruar automjeti dhe 1 aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 34”.
Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga drejtuesi i automjetit.
Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 34”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 63 vjeç, banues në Vlorë.
Në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, shtetasi A. Sh. është kapur nga punonjësit e policisë duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 1 aparat celular.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.