U kap me 46 doza kokainë në xhep, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një shqiptar është arrestuar pasditën e djeshme nga policia e Rimini-t për trafik droge.

Burime bëjnë me dije se agjentët e kanë sipkatur të riun shqiptar pasi kreu disa lëvizje të dyshimta në një hotel në Marina Centro. Të dyshuar për këtë qëndrim, policët vendosën ta ndalonin, pasi shqiptari i kishte xhepat e pantallonave të fryra.

Raportohet që në xhepa shqiptari mbante dy mbështjellës celofani, një shufër precize dhe një enë të madhe të ngurtë brenda së cilës kishte 46 mbështjellës celofani me pluhur të bardhë, që më pas rezultoi se ishte kokainë.

Ndërkohë, pas kontrollit në banesë të riut iu gjetën edhe një sasi parash e dyshuar se i kishte fituar nga aktiviteti kriminal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *