U kap me armë dhe para në banesë, zbardhen detaje nga arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të arrestuarin Leonard Duka, i cili u kap në një provincë të Brukselit në orën 06:00 të mëngjesit të së martës më 14 shkurt.

Mësohet se në momentin e arrestimit Dukës i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash. Gjithashtu bëhet me dije se koka e Klanit Duka ka qenë nën shoqërinë e një vajze kur u vu në pranga.

Policia shqiptare përmes informacioneve kishte arritur që të zbulonte vendin se ku fshihej i shumëkërkuari Duka duke njoftuar më pas autoritetet belge, të cilët bënë të mundur arrestimin e 37-vjeçarit.

Ndërkohë, policia belge po heton për persona të tjerë të përfshirë në klanin Duka që mund të kenë ndihmuar 37-vjeçarin të fshihej në këtë shtet. Aktualisht, autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim për procedurat e ekstradimit në vendin tonë.

Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ai gjithashtu dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, nëTiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *