U kap me cigare kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi transportonte cigare kontrabandë.

Shtetasit me iniciale A.S., akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale steka me paketa cigaresh të dyshuara të kontrabanduara.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Kontrolle në ambiente të ndryshme, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e krimit ekonomik.

U kap duke transportuar steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Sekuestrohen stekat me cigare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *