U kap me doza kanabisi në makinë, ja vendimi që mori gjykata për Azem Hajdarin!

Djali i vogël i ish-deputetit të ndjerë dhe martirit të demokracisë, Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me të atin, u arrestua 3 ditë më parë nga Policia e Elbasanit, pasi u kap me 5 doza kanabis në makinë. Të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz “Audi” në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji me disa gramë kanabis. Në prangat e bluve përfundoi edhe shoku i tij 21-vjeçar, Ergi Gjumsi, që udhëtonte bashkë në të njëjtën makinë.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Azem Hajdarin dhe shokun e tij Ergi Gjumsi, të cilët u kapën me doza kanabisi në makinë.

Prokurori Ritvan Skura dërgoi në gjykatë kërkesën për caktimin e masës burg me afat 1 mujor deri në mbërritjen e përgjigjes nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Megjithatë gjyqtari Taulant Tafa ka vendosur masën “detyrim paraqitje”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *