Tentativa për t’u arratisur pasi policia e ndaloi për një kontroll rutinë, nuk ka shkuar siç duhet për një shqiptar në Novara të Italisë.
I ndaluar për kontroll nga policia, ai zbret nga makina dhe tenton të arratiset, por përfundon në pranga për trafik droge.
Ngjarja ka ndodhur të martën e 16 majit, kur agjentët e vunë re gjatë një aktiviteti monitorues të policisë dhe vendosën ta ndalojnë për kontroll.
Pasi ndaloi makinën, shqiptari doli dhe tentoi të arratisej, por ikja e tij nuk zgjati shumë. Ai u bllokua menjëherë nga policia, e cila e kontrolloi atë dhe makinën e tij.
Në brendësi të mjetit efektivët gjetën 500 gramë kokainë dhe 100 gramë marijuanë, si dhe materiale të ndryshme ambalazhimi.
Pas kësaj shqiptari me banim në Trecate dhe i skeduar më parë për krime të lidhura me drogën, u arrestua dhe akuzohet sërish për trafik droge.